Zorrët e holla dhe të trasha janë gypa të gjallë të cilat e mundësojnë tretjen dhe nxjerrjen jashtë trupit të ushqimeve që i hamë. Pjesa e brendshme e zorrëve ka sasi të dendur të mikrobeve. Për këtë arsye operacionet që bëhen me hapje, këto mikrobepërpiqen të shkojnë të organet tjera. Të gjitha operacionet e zorrëve që bëhen me metodën e kirurgjisë laparoskopike, për shkak të realizimit në mënyrë të mbyllur, nuk ka mundësi që pjesa e mikrobeve që gjenden brenda të takohen me indet dhe organet tjera, në këtë mënyrë jemi larg infektimeve dhe komplikimeve. Përmes kirurgjisë laparoskopike, çdo lloj i operacionit të zorëve është lehtësuar, është më i shkurtër dhe më i sigurtë.
