Operacionet e Idhëzës të bëra në mënyrë të mbyllur

Operacionet e Idhëzës të bëra në mënyrë të mbyllur

Thelbi i procedurës; Duke e ndarë idhëzën nga lidhjet që i ka brenda barkut (Së bashku me gurët dhe baltën që e ka) ajo largohet tërësisht. Fillimisht përmes kërthizës futet një gyp i vogël dhe fryhet me 4 litër gaz. Pastaj brenda këtij gypi futet një kamerë në formë të shkopit dhe dukja e brendshme shfaqet në ekranin televiziv. Në këtë mënyrë formohet hapësirë veprimi dhe pamjeje për mjetet kirurgjike. 
Tre tuba më të vegjël vendosen nën harkun e brinjës së djathtë dhe futen instrumente kirurgjikale në formë shufre. Kirurgu operacionin e kryen duke i shikuar në ekran mjetet që i përdor dhe punën që e bën. Meqenëse kamera mund ta zmadhojë imazhin dhe ta projektojë atë nga këndi i dëshiruar, vizioni i kirurgut është më i lartë se operacionet e hapura. Nëse ka nevojë gjatë operimit mund të bëjë edhe xhirim. Në operacion fillimisht gjendet ena e gjakut dhe kanali i fshikëzës së tëmthit dhe mbyllet me kapëse titani, prehet dhe ndahet. Pastaj idhëza largohet nga mëlçia dhe prej vendit ku është e ngjitur dhe lihet lirë. Qesja nxirret përmes njërës prej vrimave. Në fund të procedurës, gazi brenda zbrazet plotësisht dhe prerjet e vogla afrohen me qepje të fshehura dhe operacioni përfundon. Koha e operimit është në mes të 15 e 45 minuta. Në pacientët që paraqesin inflamacion të rëndë (akut) të përkeqësuar ose pacientët me inflamacion të zgjatur (me episode të shumta të dhimbjes së barkut), operacioni mund të zgjasë më shumë dhe të kërkojë më shumë përvojë kirurgjikale. Në rrjedhën e operimit ndikojnë edhe gjendja e përgjithshme shëndetësore e pacientit dhe raportet strukturore me organet fqinje. Pacientët që vijnë në kohët fillestare të saj, kanë operacion të shkurtër dhe konfor, kurse shërimin e kanë pa probleme dhe të qetë
 


Whatsapp

Hemen Ara

Instagram

Randevu