Op. Dr. Özgür Demirtaş

Op. Dr. Özgür Demirtaş

SPECIALIST I KIRURGJISË TË PËRGJITHSHME
Op. Dr. Özgür Demirtaş
çizgi

Unë u linda në vitin 1975 në Qytezën Gediz të Kytahjas si djalë i prindërve që ishin punëtorë arsimor. Pas përfundimit të shkollës fillore në Gediz, shkollimin e mesëm e kreva në Karshëjaka të Izmirit. Mes viteve 1992-1999 studimet për mjekësi i kreva në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit EGE. Jam i martuar dhe baba i një fëmije.

Pas diplomimit nga Fakulteti i mjekësisë mes viteve 2000-2005 e kreva specializimin në fushën Kirurgjisë së përgjithshme dhe Transplantit të organeve në Qendrën Klinike

Universitare të Bozjakas në Izmir dhe kështu u bëra Specialist i Kirurgjisë së përgjithshme. Mes viteve 2006-2007 e kreva në shërbimin ushtarak në Spitalin ushtarak të Elazë. Mes viteve 2007-2008 e kreva shërbimin e obliguar në Spitalin shtetëror, në Gerçysh të Batmanit. Pas përfundimit të shërbimit të obliguar u largova nga sektori publik dhe nisa të bëj hapa në sektorin privat.

Mes viteve 2008-2009 kam shërbyer në spitalin privat në Çeshme Sissus, mes viteve 2009-2010 kam shërbyer në Qendrën mjeksore në Buxha të Izmirit, mes viteve 2010-2014 kam shërbyer në Spitalin Privat të Ege-s, Umut të Turgutllus kurse mes viteve 2014-2016 kam shërbyer në spitalin privat Sada, që gjendet në Menemen të Izmirit. Nga Spitali privat Ege Jasham ku kam shërbyer prej vitit 2016, jam larguar më 17.04.2017 dhe shërbimin e vazhdojmë në klinikën tonë.

Si anëtar i Shoqatës së Kirurgëve turq dhe Shoqatës së Kirurgëve metabolik, i ndjek zhvillimet që i kërkon profesioni im, prpiqem t’i ndjek të gjitha trajnimet dhe t’i zbatoj ato në sferën time.


Whatsapp

Hemen Ara

Instagram

Randevu