Kirurgjia metabolike-Operacionet e diabetit të tipit 2

Kirurgjia metabolike-Operacionet e diabetit të tipit 2

Operacioni tranzitor i dyfishtë-kirurgjia metabolike- operacioni i  diabetit të tipit 2 
Tipi 1 i diabetit është gjendje që shfaqet kur dëmtohet pankreasi dhe nuk mund të prodhojë insulinë. Trajtimi me insulinë në Tipin 1 të diabetit është i domosdoshëm dhe duhet të jetë që në fillim, andaj nëse këta pacientë nuk e përdorin insulinën, nuk mund të mbijetojnë. Tipi 2 i diabetit është i tillë që duket më së shpeshti në shoqëri dhe 90% e të sëmurëve janë pjesë e këtij grupi. 

Tipi 2 i diabetit është i përgatitur nga faktorët gjenetikë, ku rezistenca e insulinës është pjesë e një numri të madh të pacientëve, por krahas kësaj është edhe lloj i diabetit ku ka prishje të emetimit të insulinës. 

Te pacientët me diabet të tipit 2 flitet për ndryshim të stilit të jetës, rregullim të të ushqyerit, bërjen e ushtrimeve dhe krahas kësaj përdorimi me prioritet i antidiabetikëve oral. Por gjatë të ardhmes, për shkak të zvogëlimit të kapacitetit të emetimit të insulinës te diabetikët e tipit 2, mund të vijnë në pozitë të tillë ku emetojnë insulinë të pamjaftueshme. Sindrom Metabolik quhet tabllloja që përcillet me kiogramë të tepërta, diabet, kolesterol dhe shtypje të lartë. Mjekimi përmes operacionit i Sindromit metabolik, quhet Kirurgji metabolike. 

Përmes mjekimit Kirurgjik, pacientët e diabetit të tipit 2, insulina e cila gjendet në trup por nuk përdoret, tanimë nis të futet në funksion. Për shkak të rritjes së ndieshmërisë së insulinës nga Kirurgjia, pacientët të cilët kanë kohë më të shkurtër të diabetit dhe rezerva më të mëdha të insulinës endogjene, kanë më shumë dobi nga Kirurgjia metabolike. 

Në ditët e sotme ka ndryshime serioze në përmbajtjen e ushqimeve që konsumohen në kuadër të dietit. Tanimë një sasi e rëndësishme e ushqimeve që i konsumojmë janë të rafinuara dhe të përpunuara. Për këtë arsye ushqimet duke ju nënshtruar para-tretjes, sapo dalin nga lukthi janë sikur të jenë tretur tërësisht. Më e rëndësishme është që shumica e këtyre ushqimeve që i marrim janë me kalori të lartë. Në fund të fundit, përmbajtja që arrin në fund të zorës së hollë, varfërohet mjaft për nga përmbajtja e ushqimit dhe prej kësaj pjese pakësohen efektet e hormoneve të zorëve dhe insulina e cila sidoqoftë gjendet në trup, mbetet e papërdorur. Kjo situatë e përbën bazën e Kirurgjisë Metabolike. 

Thënë shkurt, kirurgjia metabolike, ose i dërgon ushqimet te pjesa e fundit të zorës së hollë ose pjesën e hollë të zorës së hollë e dërgon te ushqimet.
 

Na lejoni t'ju thërrasim


Whatsapp

Hemen Ara

Instagram

Randevu