Fisura (çarje) anale; Do të thotë një çarje e vogël - çarje në lëkurën rreth anusit. Zakonisht shfaqet si pasojë e jashtëqitjes së fortë dhe të vështirë në rast kapsllëku. Është e shpeshtë tek foshnjat dhe gratë që sapo kanë lindur. Shkakton gjakderdhje dhe dhimbje. Shumica e pacientëve që kanë plasaritje, shkojnë te doktori duke menduar se kanë hemoroide. Te hemoroidet rrjedhja e gjakut dhe dhembja janë të rralla, ato shfaqen në fazat më të avansuara të saj. Për këtë arsye në rast të rrjedhjes së gjakut dhe dhembjes, më shumë se për hemoroide duhet të mendojmë për plasaritje.
Nëse kapsllëku trajtohet, shumica e fisurave anale zgjidhen spontanisht në 3-4 javë. Nëse çarja nuk shërohet pas gjashtë javësh, atëherë ajo konsiderohet një çarje anale kronike dhe zakonisht nevojitet operacioni.
Operacionet e Hemoroideve
Shpeshtësia e rastisjes së sëmundjes shtohet me shtimin e moshës dhe në shoqëri haset deri në 50%.