Op. Dr. Özgür Demirtaş
Trajtimet
Operacionet e Obezitetit (Operacionet për zvoglim të stomakut - Operacioni Gastrik bypass)
Operacioni i zvogëlimit të stomakut -Gastrektomia Sleeve -Operacioni i stomakut me tub.
Op. Dr. Özgür Demirtaş
Pyetjet e bëra më shpesh
Nëse Vki është mes 35/40 dhe sëmundje tjera që lidhen me obezitetin dhe ata që Vki e kanë më lartë se 40. Prejkritereve që kërkohen janë; të mos ketë probleme hormonale, të mos jetë i varur nga alkooli dhe narkotikët. Në rast se përfshihet në programet e të ushqyerit të shëndoshë,
Pavarësisht nëse është përfshirë ose jo në programet e të ushqyerit, në rast se obezitetin e ka prej 3 vitesh e këndej, mund të vendoset për metodën kirurgjike. Pacientët që i nënshtrohen Kirurgjisë së obezitetit duhet të jenë mes 18 e 65 vjeç, dhe analizat duhet të mos jenë pengesë për operim.
Ndjekja që bëhet pas Kirurgjisë për Obezitet, për shkak se ndikon drejtpërdrejtë në operacionin që realizohet, procesi i ndjekjes është tejet i rëndësishëm. Analizohet procesi i 9 ose 10 ditëve që vjen pas operimit, shikohet nëse pacienti ka apo jo ndonjë komplikim dhe kështu vendoset nëse të ushqyerit dhe funksionet jetike i ka normale apo jo. Pas operacionit, pacienti i bënkontrollat rutinore në muajt 1-3-6-9-12-18-24, kontrollohen gjithashtu analizat e gjakut, sheqeri, insulina, enzimet e mëlçisë, funksionet e veshkës, vitaminat dhe mineralet.
2 javët e para pas operacionit është periudha e lëngut të pastër. Të gjitha ushqimet e përgatitura gjatë kësaj periudhe duhet të jenë të lëngshme afër temperaturës së trupit. Preferohen ushqimet e lëngëta me gllënjkë me përmbajtje të lartë proteinash (qumësht i skremuar ose gjysëm i skremuar, dhallë, mish i kulluar, pulë, supa me perime të përgatitura me lëng kockash, vermiçeli dhe supa të tjera shtuar miell, etj.). Duhet të keni kujdes që brenda ditës ta konsumoni 1-1.5 litër ujë. Mungesa e proteinave dhe energjisë që mund të shfaqen gjatë kësaj kohe, plotësohen me produket ushqimore mjekësore që jepen nga dietologu. Javët e 3-të dhe të 4-t pas operacionit janë periudha e puresë.
Pacientin e presim në aeroport dhe e sistemojmë në spital. Gjatë ditës së njëjtë i bëjmë analizat për operacion. Nëse nga këto analiza del se nuk ka pengesë për operim, të nesërmen e planifikojmë operacionin. Operacioni zgjat rreth një orë. Pas operimit në spital qëndron 3 ditë. Në spital dhoma ju përket juve dhe përcjellësit. Në ato dhoma ka toalet dhe banjë specifike për ju. Pasi të liroheni nga spitali, juve dhe përcjellësit ua mundësojmë të qëndroni dy ditë në hotel. Pastaj ua mundësojmë transferin nga hoteli në aeroport.
Pasi ta përfundoni operacionin për zvogëlim të lukthit dhe të liroheni, mund të bëni ecje. Pas dy muajsh, niveli i sportit dhe shpeshtësia e tij mund të rriten.